Historia e shkolles

  • Dicka rreth shkolles.

    Shkolla “Ali Demi” u çel në 20 tetor 1947, në një ndërtese dykatëshe përballë kishës katolike, duke u bërë kështu shkolla e parë e mesme e pasçlirimit, që po mbulonte dy rrethe, Vloren dhe Fierin. Mori emrin e heroit të popullit shqiptar, të riut nga Filati që dha jetën për liri kombëtare Ali Demi. Drejtori i parë ishte Koco Papaproko dhe nxënësit, 42 ne vitin e pare, ishin në moshën 14-19 vjec. Në këtë shkollë u emëruan mësues që kishin kryer një fakultet ose ndonjë vit a dy në universitetet e Italisë, por jo në degën e mësuesisë. Gjatë vitit të parë zhvilloheshin këto lëndë: gjuhë-letërsi 6 orë në javë, matematikë 5 orë, serbo-kroatisht 4 orë, histori 3 orë, gjeografi 2 orë, shkenca biologjike 2 orë, vizatim 2 orë, fiskulturë 2 orë dhe muzikë 1 orë.

    Në vitin e dytë e për vite me rradhë godina ishte ajo e “Jani Minga”(sot universiteti “I. Qemali”. Kati i parë dhe një pjesë e katit të dytë përdoreshin si banesa për familjarët. Këtë vit shkollës I erdhën nga Bashkimi Sovjetik disa vegla për fizikën, kiminë dhe preparate për biologjinë. Ky vit shënon dhe kryerjen e rregullt të punëve laboratorike. Për këtë punë u emërua në shkollë edhe një laborante. Në vitet 1948-1949 drejtor u emërua Ligor Prifti. Në këto vite u zhvillua një përpjekje e madhe në planin shkencor-edukativ. Meritë kanë mësuesit Xhevdet Kofina e Besim Turbini. Në vitet 1950-1951 shkolla kishte 10 arsimtarë, 5 klasa, 163 nxënës. Në këtë vit u cel dhe seksioni I shkollës së mbrëmjes. Në verën e vitit 1951, gjithsej 22 nxënës, kaluan maturën. Në vitet 1956-1957 u diplomuan 65 nxënës. Në këtë sezon, pranë shkollës u hap dega e mësuesisë me nxënës nga Vlora, Lushnja etj.. Në vitin 1957-1958 gjimnazi kishte 15 klasa dhe u diplomuan 82 nxënës. Viti shkollor 1958-1959 ishte I fundit që u zhvillua mësimi në mjediset e mëparshme. Shkolla kalon në mjediset e godinës së sotme të shkollës “Naim Frashëri”, u diplomuan 59 nxënës, ndërkohë që shkolla kishte 349 nxënës, 10 klasa, 18 mësues.

    Në periudhën 1960-1961, gjimnazi u bë me sistemin 12 vjecar dhe u shkëput gjimnazi I mbrëmjes. Viti shkollor u mbyll me kalueshmërinë 75% dhe morën dëftesën e pjekurisë 88 nxënës. Në vitin shkollor 1962-1963 shkolla 11 vjecare “Ali Demi” e mbylli me kalueshmërinë 76%, ku ndikoi sidomos rezultati I cikleve të shkollës 7 vjecare. Këtë vit u maturuan 44 nxënës. Viti shkollor 1964-1965 u mbyll me kalueshmëri 73%. Shkollën e vazhdonin 572 nxënës, prej të cilëve morën maturën 52 veta. Gjatë periudhës 1955-1966 edukimit dhe kalitjes fizike I është kushtuar vëmendja e duhur dhe në gjimnazin “Ali Demi”. Në vitet 1967-1968 maturoi 97 nxënës. Në vitin 1969-1970 nuk pati maturë si rezultat I kalimit të shkollës nga 11 në 12 vjecare. Në vitin 1974-1975 fituan dëftesën e pjekurisë 142 nxënës. Në vitin 1977-1978 u maturuan 161 nxënës dhe u arrit cilësia e maturës si asnjëherë tjetër në këtë shkollë. 162 nxënës ishin ata që morën rrugën për shkollat e larta gjatë vitit mësimor 1985-1986. Në një raport të mbajtur në vitin 1966, theksohej se në drejtim të arsimit ishin arritur shumë suksese dhe ato ishin të dukshme veçanërisht në drejtim të zgjerimt të arsimit. Shkolla gjithashtu kishte pësuar ndryshime të rëndësishme ideologjike, me karakter socialist dhe se programet e saj përshkroheshin nga idetë e socializmit dhe të botëkuptimit materialist. Vitet e fundit ishin bërë përpjekje për të lidhur mësimin dhe edukimin me jetën dhe punën. Në lidhje me këtë, shkolla “Ali Demi” dallohej për punë dhe vlerësohej në raportin që jepte seksioni I arsimit dhe kulturës së rrethit. U zhvilluan përpjekje në fushën e metodave të të mësuarit brenda shkollës, mbi bazën e komisioneve të lëndës, duke shkëmbyer përvoja midis tyre. Në 45-vjetorin e çlirimit të atdheut u gjallëruan veprimtaritë kulturore, artistike dhe sportive. Në një raport të dhënë në këshillin pedagogjik me 11 korrik 1990, lexojme: “Gjatë këtij viti, në shumë veprimtari ndërshkollore e kombëtare jemi paraqitur denjësisht. Në veprimtarinë e muajit të shkencës e teknikës u nderuan me diploma nga KQ I Rinisë në olimpiadën në shkallë rrethi, zumë 53% të vendeve të nderit, në veprimaritë në natyrë u nderuam me diploma nga Komiteti Olimpik I Barcelonës. Vitet e fundit të dekadës 1980-1990 bënë që të drejtën e studimit ta fitonin ata nxënës që kishin rezultatin mesatar mbi notën 9 për të katër vitet të marra së bashku. Për nivelin e lartë shkencor të mësuesve të shkollës “Ali Demi” po përmendim faktin që pjesa më e madhe e tyre si pedagogë të jashtëm në filialin e Universitetit Shtetëror të Tiranës, ishin mësues efektiv të shkollës “Ali Demi”.

    Gjatë vitit 1991-1992 mori fund struktura trekomponentëshe e shkollës. Viti shkollor 1996-1997 nisi si cdo vit tjetër, por me rregullimin e fasadës së shkollës, duke u bërë dhe suvatimi I jashtëm. Këtë vit pati një interesim tejet të madh për regjistrimin në këtë shkollë. Ndërkohë shkolla “Ali Demi” ishte caktuar dhe si shkollë pilot. Vazhdonte punë intensive për përgatitjen e nxënësve për olimpiadat e matematikës, fizikës, kimisë. Në vitin 1997 semestri I parë u zhvillua normalisht, por semestri I dytë, për shkak të shpërthimit të trazirave në vend, solli probleme frekuentimi edhe në shkollën “Ali Demi”. Procesi mësimor rifilloi në 5 maj 1997. Drejtor I shkollës në këtë periudhe ishte Spiro Billa dhe stafi mësimor përmblodhi 48 mësues. Në mars të vitit 1998, shkolla “Ali Demi” përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën Ndërkombëtare elektronike me ane të projektit “I Can”,që u mbajt në Pragë dhe Estoni. Viti shkollor 1997-1998 është ai I hartimit në shkallë të gjerë të miniprojekteve. U formua BRAD (Bashkimi I Rinisë së “Ali Demi”) I cili më pas mori emrin “Qeveria e Nxënësve” dhe Këshilli Rajonal I Prindërve me qendër në shkollën “Ali Demi”. Në shkollën “Ali Demi” viti shkollor 1997-1998 shënon futjen e gjuhës gjermane. Qe nga celja, deri në vitin 2018 kane perfunduar gjimnazin 15 000 nxenes. Ai gjithashtu është që prej 10 vjetësh anëtare e UNESCO-s.