Matura 2025

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar datat e provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2024-2025. Provimet do të nisin në datë 8 qershor me atë të gjuhës shqipe për t’u mbyllur në datë 18 qershor.

  • Gjuhë e huaj në datë 3 qershor
  • Gjuhë Shqipe në 10 qershor
  • Matematika në 17 qershor
  • Provimi me Zgjedhje në 24 qershor
Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës. Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve do të realizohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), duke siguruar standardet më të larta të transparencës dhe korrektësisë.
<
<